Vrasja makabër e Qerim Kelmendit, reagon vëllai i tij Osmani - Bota Sot
Vrasja makabër e Qerim Kelmendit, reagon vëllai i tij Osmani

Lajme

Vrasja makabër e Qerim Kelmendit, reagon vëllai i tij Osmani

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 11:22
Qerim Kelmendi

Në orët e mesnatës në fshatin Zahaq të Pejës është vrarë Qerim Kelmendi. Policia e Kosovës në Rajonin e Pejës, e ka konfirmuar vrasjen e tij, e cila dyshohet të jetë bërë në mënyrë makabër.

Ndërkohë, që familjarët e Qerim Kelmendit, kanë filluar reagimet e tyre nëpër rrjetet sociale, për vrasjen e vëllait të tyre.

Reagimi i fundit vjen nga vëllai i tij Osman Kelmendi.

Ai ka shkruar duke thënë se u prehtë në paqe ushtari i orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Sot vëllai im Qerim Kelmendi, u bë bashkë me Ilirin dhe Adrianin! U prehtë në paqe ushtari i orëve të para të UÇK-së Qerim Kelmendi”, ka shkruar Osman Kelmendi.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat