Xhozef: Vendimi i Kurtit tregues i fuqisë së ShBA-ve

Lajme

Xhozef: Vendimi i Kurtit tregues i fuqisë së ShBA-ve

Nga: F.B Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 09:21
Eduard Xhozef

Vendimi i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për heqjen e pjesshme të taksave ndaj mallrave serbe është tregues i fuqisë dhe ndikimit që ka ShBA, vlerësim Eduard Xhozef ligjërues në Universitetin “Xhon Hopkins”, shkruan “Blic” transmeton “Bota Sot”.

Ai në një deklaratë ër “Zërin e Amerikës” tha se megjithatë “duhet shikuar nëse Kurti do të vendos masa reciproke dhe çfarë do të ishte reagimi amerikan në atë”, sepse është e qartë se i dërguari amerikan Grenel dëshiron përparim në dialog dhe arritje të marrëveshjes mes Beogradit edhe Prishtinës.

Sipas mendimit të tij, atë që kumtoi Kurti rreth pajtimit për heqjen e tarifës pa vendosjen e reciprocitetit për të cilin ka fol ai më herët është shumë me rëndësi.

“kjo tregon se Kurti mbase nuk është edhe a aq i përkushtuar në lidhje me temat rreth dialogut, si ka vepruar kur ka qenë në opozitë. Dallimet drastike ndërmjet kritikës nga jashtë (opozitë) dhe përgjegjësisë që merrnin kur merrnin udhëheqjen” – përfundoi Xhozef.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat