Hoxha Drilon Gashi tallet me imamët: Le të “mbrohemi” nga All-llahu duke i larë duart me sapun

Lajme

Hoxha Drilon Gashi tallet me imamët: Le të “mbrohemi” nga All-llahu duke i larë duart me sapun

Më: 13 mars 2020 Në ora: 16:40
Drilon Gashi

Hoxha i suspenduar nga BIK, Drilon Gashi, ka ironizuar me disa prej fjalëve që ai pretendon se u thanë në hytbet e sotme të xhumasë.

Gashi ka cituar disa prej tyre, duke potencuar se fillimisht ata i kanë iu kanë thënë xhematit se “këtë virus e dërgoi All-llahu”, e më pas kanë thënë që të mbrohen duke i larë duart.

Ai, këtë thirrje, Gashi e ka quajtuar si ftesë për “t’u ruajtur nga All-llahu”.

“Mullahat sot nëpër hytbe të xhumasë: “Vëllezër të dashur, Allahu na e dërgoi këtë virus…Le të mbrohemi “prej Allahut” duke i larë duart me sapun ”!”, ka shkruar Gashi.

Image

Sidoqoftë, BIK nuk i ka ndalur sot tubimet në xhami për xhuma, ani pse këtë gjë e kishte kërkuar Qeveria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat