UP-ja nis mësimin online

Lajme

UP-ja nis mësimin online

Më: 16 mars 2020 Në ora: 21:54
UP

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” përmes një njoftimi të hënën, ua ka bërë të ditur studentëve se përgatitjet për mësimin virtual janë finalizuar.

Në njoftimin në uebfaqen e këtij universiteti, studentët njoftohen se secilit i është krijuar një email i personalizuar.

“Është krijuar e-mail i personalizuar në Google ‘G Suit for Education’, në mënyrë që ju të mund të vazhdoni mësimin online, pa pengesë, gjatë kohës së masave të marra për evitim të kontaktit fizik”, shkruan në njoftim.

Krahas hapave që duhet të ndiqen, studentët njoftohen se “ligjëratat do të mbahen sipas orareve të përcaktuara në fillim të këtij semestri dhe për këtë do të njoftoheni nga profesori përkatës”.

Mësimi online është masë, pas masave mbrojtëse të vendosura nga Qeveria e Kosovës ndaj pandemisë së koronavirusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat