Çmendet Vulin akuzon ndërkombëtarët: Ne nuk kemi harruar përndjekjen e serbëve nga shqiptarët

Lajme

Çmendet Vulin akuzon ndërkombëtarët: Ne nuk kemi harruar përndjekjen e serbëve nga shqiptarët

Nga: F. B. Më: 17 mars 2020 Në ora: 15:52
Vulin

Nëse bota ka harruar se para 16 viteve ka ndodhur përndjekja  ndaj serbëve në Kosovë, Serbia nuk ka harruar, ka thënë ministri i mbrojtjes së Serbisë Aleksandar Vulin, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota sot”.

“Para 16 viteve ka ndodhur përndjekja e serbëve nga shqiptarët, ku janë vrarë, dëbuar edhe djegur e shkatërruar gjithçka serbe. Dy ditë bota heshtur ka shikuar këtë përndjekje, po mos të kishte viktima, as që vërente se po digjen ikona e njerëz. Para 16 viteve të gjithë kthyen kokën nga serbët e Kosovës edhe pushteti i Beogradit dhe nuk dërgoi armatën apo të tentonte bile”, tha Vulin.

Ai ka nënvizuar se “për krimet e kryera askush nuk u përgjigj, u dëbuan serbë që kurrë më nuk u kthyen”.

“Gënjeshtra me të cilën filloi çdo gjë ishte se serbë kanë detyruar fëmijët shqiptar në lumin Ibër, që asnjëherë nuk u demantua e ata që e lansuan atë kurrë nuk kërkuan falje. Serbia nuk guxon të harroj dhe të përkujtoj atë, ndërsa vendet që pranuan shtetin e rrejshëm nuk guxojnë të bëhen kinse të mbrojturit e tyre nuk shkaktuan spastrimin etnik të shekullit 21, çdo kush që heshti ka përgjegjësi sikurse edhe ata që dogjën kisha e njerëz”, tha Vulin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat