Tërmkolli e quan frikacak Kurtin: Idhnou kalit e bjeri samarit

Lajme

Tërmkolli e quan frikacak Kurtin: Idhnou kalit e bjeri samarit

Nga: Melihate Tërmkolli Më: 18 mars 2020 Në ora: 14:52
Melihate Tërmkolli

Kryeministri Kurti e paska shkarku ministrin Agim Veliu!

Gjëja për përhapje të panikut, gjëja paska dalë me deklarata të kundërta me kryeministrin në kohën kur kryeministri nuk e dha asnjë deklaratë për vendimin e presidentit.

Folën veç sejmenët e tij. Këto “fore’ as fëmijët nuk i kapërdijnë më.

Sa i vogël po tregohet Albini!

Në fakt, po tregohet aq sa është.

I vogël, frikacak, i padenjë për vendime shtetërore. Ai nuk ka guximin të vendosë as për taksën as për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme apo jo.

Vendosi ta shkarkojë Agimin, duke shkelur edhe marrëveshjen e koalicionit.

Kësaj i thonë “ idhnou kalit e bjer samarit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat