Detaje tronditëse: ​Sa qëndron koronavirusi në objekte të ndryshme

Lajme

Detaje tronditëse: ​Sa qëndron koronavirusi në objekte të ndryshme

Më: 18 mars 2020 Në ora: 23:52
Foto ilustrim

Koronavirusi i ri qëndron në shumicën e sipërfaqeve për rreth 72 orë, sipas shkencëtarëve britanikë, punimi i të cilëve është botuar nga revista “New England Journal of Medicine”.

Shkencëtarët kanë krahasuar se si virusi shkaktues pandemik SARS-CoV-2 dhe pararendësi i tij SARS-CoV-1 përhapen në kushte të ndryshme.

Sipas hulumtimit, të dy viruset veprojnë gati njësoj dhe ata mbijetojnë më tepër në plastikë dhe çelik sesa në bakër dhe karton, për shembull.

Studimi gjithashtu deklaron se patogjenët qëndrojnë në ajër deri në tre orë.

Më 11 mars, Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli pandeminë globale të koronavirusit COVID-19.

Sipas të dhënave, mbi 8.200 njerëz kanë vdekur në të gjithë botën, ndërsa mbi 200,000 të tjerë janë të infektuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat