Rrëfim prekës: 39 vjeçarja e prekur me koronavirus ka një mesazh për të rinjtë duhanpirës

Lajme

Rrëfim prekës: 39 vjeçarja e prekur me koronavirus ka një mesazh për të rinjtë duhanpirës

Nga: M.L Më: 20 mars 2020 Në ora: 17:42
Foto ilustrim

Koronavirusi po prek gjithnjë e më shumë të rinjtë dhe çdo ditë e më shumë po bëhet më i ashpër.

Një grua 39-vjeçare britanike u bën një thirrje të fuqishme njerëzve që të mos e nënvlerësojnë virusin dhe të izolohen urgjentisht.

Ishte një apel urgjent nga Daniel Koch i Zyrës Federale të Shëndetit Publik për situatën "dramatike" në Ticino. Në konferencën e djeshme për shtyp, Koch tha se kishte njerëz të rinj në njësitë e kujdesit intensiv që kishin nevojë për ventilim, shkruan blick.ch përcjell “Bota sot”.

 "Por edhe me këto masa ka shans që ata të vdisnin," tha Koç.

Numri në rritje i rasteve serioze në Evropë dhe SH.B.A. tregon se nuk janë vetëm të moshuarit që janë në rrezik nga koronvirusi. Gjithnjë e më shumë të rinj po preken seriozisht me Covid 19. Të vjetër e rinj.

Prandaj, nuk duhet të jemi aq indiferentë ndaj virusit të ri siç mendohej fillimisht, raporton agjencia e lajmeve "Bloomberg".

Të dhënat fillestare nga Kina, vendi i origjinës së virusit, treguan se të moshuarit dhe njerëzit me probleme të tjera shëndetësore ishin veçanërisht të rrezikuar. Megjithatë, në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara, shumë të rinj midis moshës njëzet dhe dyzet vjet, gjithashtu janë të prekur  seriozisht.

Rreziku është veçanërisht i madh për të rinjtë me sëmundje kronike.

Image

Të rinjtë gjithashtu janë të rrezikuar

Prandaj, nga 2500 rastet e para të diagnostikuara në Shtetet e Bashkuara, 705 janë midis moshës 20 dhe 44 vjeç. Rreth një e treta e të infektuarve i përkasin grupmoshës që më parë konsiderohej relativisht imun ndaj virusit. Në Itali, rreth një e katërta e 28 mijë pacientëve janë mbi 19 vjeç dhe nën 50 vjeç.

Një nga këta pacientë më të rinj e infektuar me koronavirus është 39-vjeçarja Tara Jane Langston. Gruaja britanike fillimisht ishte në kujdesin intensiv në një spital në Londër dhe po luftonte për jetën e saj. Nga shtrati i gjumit ajo dha një paralajmërim të qartë se sa i rrezikshëm është virusi për të. Langston e kishte konsideruar veten gjithnjë të shëndetshme. Ajo shkonte rregullisht në palestër. Tani ndihet e bllokuar në mushkëri.

Langston, nënë e dy fëmijëve, flet në një mesazh në Facebook, të cilin e ka ndarë me miqtë e saj lidhur me “betejën” që po e zhvillon:

Apel urgjent kundër nënvlerësimit të virusit

Langston i lut të tjerët që të mos e nënvlerësojnë virusin. "Është absolutisht e tmerrshme dhe kurrë nuk do të dëshiroja të përsëris diçka të tillë", thotë ajo.

Pa ndihmën e një aparati frymëmarrjeje, ajo nuk është në gjendje të marrë frymë.

“Ata duhej ta qepnin këtë në arterien time. Unë kam një kanilë, një kanilë tjetër dhe një kateter. Tani jam dhjetë herë më mirë se më parë. Nuk i kam numëruar më ditët. Langston u jep një paralajmërim të veçantë duhanpirësve: "Nëse dikush është ende duke pirë duhan, hiqeni cigaren, sepse tani po ju them se keni nevojë për mushkëritë tuaja të mallkuara".

Qëndroni në shtëpi!

Langston vazhdon duke thënë se dëshiron të tregojë se jo vetëm të moshuarit ose njerëzit me probleme shëndetësore janë në rrezik: "Ky ishte motivi im për ta bërë këtë video për të paralajmëruar se të rinjtë gjithashtu rrezikohen".

"Me shqetësim" ajo vazhdon të shohë video të udhëtarëve që në trenat e metrosë dhe njerëzit që kënaqen në pijetore dhe refuzojnë të ndjekin këshillat e autoriteteve dhe të qëndrojnë në shtëpi.

Infeksioni që mori ia hapi sytë asaj: «Njerëzit duhet të pranojnë se duhet të izolohen, kjo është mënyra e vetme. Kjo është mënyra e vetme. Më besoni. », ka dekaluar Langston (KES).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat