Besim Dina thotë se ata që banojnë me qira të lirohen nga pagesa në këtë kohë

Lajme

Besim Dina thotë se ata që banojnë me qira të lirohen nga pagesa në këtë kohë

Më: 21 mars 2020 Në ora: 22:25
Besim Dina

Besim Dina, shoumani i njohur e ka mbajtur të ‘cunguar’ emisionin e tij të njohur Oxygen.

Ai nuk ka pasur publik në studio, mysafirët në distancë dhe vetëm një pjesë e orkestrës së tij. Edhe ai është përpjekur që përmes programit të tij mjaftë të ndjekur të ofrojë këshilla për qytetarët.

Dina ka pasur edhe dy kërkesa ‘miqësore’, duke parë në çfarë situate po hyjmë. Ai ka kujtuar se shumë njerëz banojnë në banesa e shtëpi me qira. Ka propozuar që pronarët e këtyre banesa të tregojnë mirëkuptim për ‘qiraxhitë’ duke mos ua kërkuar pagesën e qirasë për këta muajt e vështirë.

Ai gjithashtu ka bërë thirrje që bizneset të gjejnë formula që punëtorët të mos mbesin pa paga, të paktën edhe gjysmake, nëse situata vështirësohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat