Ljajiç mohon të jetë nisur ndonjë kamion drejt Kosovës, përderisa Daçiq e ka quajtur farsë heqjen e taksës nga Kurti

Lajme

Ljajiç mohon të jetë nisur ndonjë kamion drejt Kosovës, përderisa Daçiq e ka quajtur farsë heqjen e taksës nga Kurti

Nga: F.B Më: 22 mars 2020 Në ora: 08:34
Foto ilustrim

Është jologjik vendimi i qeverisë në Prishtinë përderisa e gjithë bota lufton me pandeminë, asnjë lloj malli nuk u nis kah Kosova ka konfirmuar ministri i Tregtisë Rasim Ljajiç, shkruan “Novosti” transmeton “Bota Sot”.

Sipas Ljajiç një gjë e tillë as nuk është e mundshme sepse qeveria e Prishtinës sapo ka hequr vendimin për pagesën 100 për qind ndaj lënës së parë nga Serbia dhe BiH.

Përndryshe qeveria në Prishtina për shkak të virusit Corona ka ndaluar qarkullimin lokal dhe ndërmjet qyteteve dhe ka mbyllur rrugët tokësore për të gjitha hyrjet në territorin e Kosovës me përjashtim të “shtetasve nga Kosova”.

Vendimi i Qeverisës në Prishtinë që të heq taksën vetëm për lëndën e parë por jo edhe për mallrat tjera, që është parakusht i Beogradit për vazhdimin e dialogut për normalizimin e raporteve, shefi i diplomacisë serbe Daçiq e ka quajtur “farsë”.

“Kujt tash në këto rrethana i intereson? Bile edhe atë e vendosen në mbledhjen telefonike, qartë duket se ata as në sy nuk kanë mundur të shikohen” komentoi Daçiq hapin e qeverisë Kurti.

Uashingtoni që me muaj insiston në heqjen e plotë të tarifës në mallrat serbe me qëllimtë përfaqësuesit e Beogradit dhe Prishtinës të mund të kthehen në tavolinën e bisedimeve, nuk po sheh me sy të mirë vendimin e Kurtit.

“Pse të pritet? Kjo tash duket si mashtrim për blerje të kohës. Pozicioni ynë është se taksat duhet të hiqen menjëherë, sepse i bëjnë dëm ekonomisë së Kosovës” ka deklaruar për “Evropën e Lirë” burimi nga qeveria amerikane.

Ministrat në Prishtinë taksën e hoqën të premten, por atë vendim nuk e kanë votuar anëtarët e LDK-së së Mustafës. Mustafa përndryshe pikërisht për shkak të taksës që rrezikon raportet mes Amerikës dhe Prishtinës ka kërkuar ndërrimin e Kurtit që angazhohet për heqjen shkallë -shkallë të taksës dhe vendosjen e reciprocitetit. Kurti ka paralajmëruar se taksat në mallrat tjera mbeten deri me 1 prill, ndërsa pas këtij momenti “ vendoset aplikimi i reciprocitetit në të gjitha çështjet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat