Në komunën shqiptare të Tuzit, 15 qytetarë rezultojnë pozitiv në testin për Covid-19

Lajme

Në komunën shqiptare të Tuzit, 15 qytetarë rezultojnë pozitiv në testin për Covid-19

Më: 24 mars 2020 Në ora: 23:22
Foto

15 qytetarë të komunës së Tuzit në Mal të Zi kanë rezultuar pozitiv në testin për virusin Covid-19. Numri i të prekurve me virus në Mal të Zi ka shkuar në 40.

Tani policia malazeze është vendosur në hyrje të Tuzit dhe komuna është futur në karantinë.

Ekipi Kombëtar Koordinues për Sëmundje infektive në Mal të Zi ka kryer testet sot.

Prej këtyre testeve kanë rezultuar 15 persona me koronavirus.

Qytetarëve në Tuz u është bërë thirrje të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të karantinohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat