Lufta mes politikës së jashtme të ShBA-ve dhe BE-së, dy politika ndryshe dhe dy kuptime ndryshe të situatës në Kosovë kanë rezultuar me rënien e qeverisë Kurti ka thënë këshilltarja e presidentit Vuçiq për medie Suzana Vasiljeviç, shkruan “Novosti” transmeton “Bota Sot”.
Në pyetjen rreth reagimeve të presidentit Vuçiq pas votimit të mocionit të qeverisë Kurti në parlamentin e Kosovës, Vasiljeviç ka thënë se Vuçiq mbrëmë me kujdes ka përcjell zhvillimet në Kosovë sepse kishte takim me ekipin e tij dhe njerëzit në qeveri që janë të obliguar me çështjen e Kosovës.
“Ajo që ka ndodhur atje është e artë se bëhet fjalë për luftën e politikës së jashtme mes ShBA-ve dhe BE-së, janë në pyetje dy politika të ndryshme dhe kuptime ndryshe të situatës në Kosovë, e keni parë edhe vetë, kjo rezultoi me rënien e qeverisë Kurti”, tha Vasijeviç.
Ajo shtoi se me të vërtetë nuk dihet çfarë do ndodhë më tutje dhe si do zhvillohet situata.
“Për presidentin mendoj se më e rëndësishmja është që Serbia të dal (nga infektimi me virusin Corona) e shëndoshë dhe të kemi s amë pak humbje të jetës së njerëzve dhe të merremi me problemet tjera” tha Vasiljeviç.