Kërkesa absurde e Rron Gjinovcit: Të përdoren paratë e pensioneve për rroga

Lajme

Kërkesa absurde e Rron Gjinovcit: Të përdoren paratë e pensioneve për rroga

Më: 27 mars 2020 Në ora: 16:40
Rron Gjinovci

Kreu i Organizatës për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA), Rron Gjinovci ka dalë me një klërkesë të quditshme për Qeverinë e Kosovës.

Ai ka kërkuar që të përdoren paratë e pensioneve për tu dhënë paga të punësuarve nmë sektorin privat, ndryshe nga vendimi i Ministrisë së Financave për të përkrahur bizneset që të mbulojnë shpenzimet e pagave për shkak të pengesave që kanë për ti paguar punëtorët si rezultat i situatës së krijuar nga pandemia e koronavirusit.

“Qeveria te mos ua jep asnje cent pronareve te bizneseve. Qeveria duhet me paret e trustit me shpernda rroga fikse per qytetaret sikurse ne Çeki e ne vende tjera evropiane dhe njerezit me mujt me ato pare me ble vetem produkte ushqimore”, ka shkruar Gjinovci në llogarinë e tij në facebook.

Perndryshe, sipas tij, paratë nuk shkojnë te punëtorët e te t’papunët, por hyjnë ne xhepa të multimionerëve.

Por, përdorimi parave të pensioneve nuk duket të jetë veprim i mirë, sipa njohësve të kësaj fushe.

Madje, edhe atyre të fushës në të cilën punëon Gjinovci.

Profesori, Dukagjin Popovci shkruan se këto para nuk duhet të preken.

“Me i marrë paret e Trustit Pensional është njësoj si me ja u marrë paret njerëzve prej llogarive private në banka”, ka shkruar Popovci,

Sipas tij, ato para nuk janë mjete për solidaritet, por paratë e taksave, “ku taksapaguesit më të mëdhenj janë pikërisht bizneset që ti po thua nuk duhet me e marre asnjë cent”.

“Në fakt, shteti duhet t’i mbështesë bizneset që pësojne nga kjo situatë, jo vetëm për me i mbulu pagat e punëtorëve, por edhe me u stabilizu nga pasojat e krizës. Perndryshe, nuk do të ketë nga me i vjelë taksat”, shkruan Popovci.

Ngjashëm, idenë e shfrytëzimit të parave të pensioneve e kanë kundërshtuar edhe dhjtëra komentues të tjerë, të cilët e gozhdojnë Gjonovcin për idenë, sic thuhet absurde.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat