REL: A ka humbur BE “betejën” në Kosovë apo ShBA-ja...

Lajme

REL: A ka humbur BE “betejën” në Kosovë apo ShBA-ja...

Nga: F. B. Më: 27 mars 2020 Në ora: 20:59

Në cilën masë me mocionin ndaj qeverisë së Kosovës, BE e ka humbur betejën ndër atlantike në lidhje me normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan “Blic” transmeton “Bota Sot”.

BE sikur edhe disa vende anëtare janë përpjekur të shpëtojnë qeverinë e Kosovës, që nuk mbushi as dy muaj pas 4 muajve bisedime për krijimin e saj mes Albin Kurtit të Vetëvendosjes dhe Isa Mustafa të LDK-së.

Sipas "Radio Evropa e Lirë" (RSE), zyrtarët gjerman kishin rol të veçantë në përpjekjet për të bindur LDK që tërheq dorë nga votimi për mosbesim, në krye të së cilës ishte Kurti deri me 25 mars.

Angazhimi evropian u shtuar posaçërisht kur u afrua votimi, por nuk ia dolën të bindin për votim kundër mocionit, ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës kanë dërguar LDK thirrje për heqje dorë po pa sukses.

Mos (liberalizimi) i vizave ka rrëzuar kredibilitetin e BE-së

Njohës të rrethanave në Ballkan nënvizojnë për pasojat e rënies së besimit ndaj BE-së, posaçërisht në Kosovë. Kjo për shkak mospërmbushjes së premtimeve lidhur me lirinë e lëvizjes për qytetarët e Kosovës, që janë të vetmit që kanë regjim të vizave nga vendet evropiane.

Tobi Vogel nga Këshilli për politikën demokratizuese thotë se nuk është i befasuar se aktorët kryesor të Kosovës kanë refuzuar të dëgjojnë porosinë evropiane dhe BE për këtë duhet të fajësoj vetën.

“Shumë shpesh BE ka dhënë premtime të mëdha dhe ka realizuar pak, posaçërisht në lidhje me regjimin e vizave për Kosovën” tha Vogel për RSE.

Po këtë mendim e ka edhe  Majkl Martens reporteri i gazetës gjermane "Frankefurter Algemeine Zeitung", që me vite merret me Ballkanin.

Ai në rrjetet sociale ka nënvizuar se ishin të kota përpjekjet e BE-së, Francës dhe Gjermanisë për shpëtimin e qeverisë së Kosovës.

“Mungesa e kredibilitetit nuk befason sepse BE dhe vendet me rëndësi anëtare me vjet e kanë kufizuar liberalizimin e vizave për Kosovën” thotë ai.

A qëndron ShBA pas rrëzimit të Qeverisë së Kosovës?

Të vetmit që nuk kanë insistuar dhe kundërshtuar mos besimin ndaj qeverisë së Kosovës ishin përfaqësuesit amerikan. Ambasadori amerikan në Kosovë Filip Kosnet është shprehur i kënaqur me mbajtjen e mbledhjes për mocionin e qeverisë se Kosovës.

“Me rëndësi është që Kuvendi dhe institucionet e Kosovës të respektojnë Kushtetutën” ka thënë Kosnet.

Këtë deklaratë të tij në Tviter e ka mbështetur edhe i dërguari special për dialog Grenell.

Ajo deklaratë erdhi pak orë pas deklaratës së përbashkët të vendeve të Kuintit (Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë dhe ShBA), ku ishte një deklaratë më ndryshe.

Ku këta pesë ambasadorë përfshirë atë amerikan kërkonin nga LDK të rishikoj vendimin për mocion dhe të koncentrohen në luftimin e virusit Corona.

Për pasojat e rënies së Qeverisë

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën deputetja Viola fon Cramon procesin e mocionit ndja qeverisë Kurti e ka quajtur “autogol të ShBA-ve në Kosovë” që do ketë dimensione historike.

Ajo në një kumtesë dërguar medieve tha se situata aktuale politike neë Kosovë dhe virusi Corona nuk duhen shfrytëzuar nga asnjë politikan në vend.

“Kosovës i duhet qeveri stabile që duhet të drejtoj qytetarët e saj në kohën e pasigurisë dhe krizës” – porositi fon Kramon.

Edhe Tobi Vogel mendon se rrethanat politike në Kosovë dhe ngjarjet aty janë të orkestruara nga ShBA, sipas tij “është gabim perceptimi”  i paraqitjes së Amerikës si miku i vërtetë i Kosovës.

“Mbështetja e ShBA dhe nxitja për rrëzimin e qeverisë së konstituuar në mënyrën demokratike shumë qartë dëshmojnë se nuk janë rastësi, Ajo që Uashington do është heqja e pengesave e për një marrëveshje të papastër mes Serbisë dhe Kosovës” tha Vogel duke vlerësuar se presidentin amerikan dhe të bashkëpunëtorët e tij të afërm nuk i intereson zgjidhja e qëndrueshme dhe që ka legjitimitet në popull”, por ata duan që “të arrijnë fitore pa marr parasysh realitetin në terren”.

Vonesa e BE-së

Majda Ruge, bashkëpunëtore e lartë e Këshillit të Evropës për politikë të jashtme me seli në Berlin mendon se bëhet fjalë për peshë të ndryshme politike në Kosovë.

“BE u kyç vonë ndërsa ShBA me javë dhe muaj shtynë fuqishëm këtë çështje” tha për RSE, duke vlerësuar se ShBA kanë ndikim më të madh dhe legjitimitet më të madh në Kosovë se BE.

“Në parim është vështirë që BE të arrij qëllimet e saj politike në Kosovë, nëse ShBA aktivisht i varros dhe i shtyn në drejtimin tjetër – shprehet ajo duke nënvizuar mosmiratimin e regjimit të vizave “ që nuk ndihmoi aspak”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat