Gjuriqi flet për gruan serbe nga Kosova e infektuar me koronavirus

Lajme

Gjuriqi flet për gruan serbe nga Kosova e infektuar me koronavirus

Nga: F. B. Më: 28 mars 2020 Në ora: 09:48
Pamje nga Prishtina

I ashtuquajturi drejtor i zyrës së Kosovës Marko Gjuriq ka kumtuar se një person i gjinisë femërore 62 vjeçare nga Dobratini është prekur nga Virusi Corona, që është rasti i parë nga mjediset serbe, shkruan “Politika”, transmeton “Bota sot”.

Mësohet se gruaja e sëmurë është nga Dobratini komuna e Lipjanit dhe fillimisht është pranuar në Qendrën Klinike në Prishtinë më pas  transportua në Nish.

Familjes së saj menjëherë i është rekomanduar izolim nën mbikëqyrje sikurse edhe personelit mjekësor që e ka kontrolluar të prekurën nga virusi.

Në raport thuhet se në Kosovë numri i të prekurve ka shkuara në 88. Po ashtu njoftohet se janë siguruar 10 pompa për dezinfektim në mjediset serbe dhe pajisje të higjienës me 832 pako për më të rrezikuarit.

Në laboratorin e Shkollës Teknike në Kamenicë ka nisur prodhimi i  alkoolit dhe sapunit për nevoja lokale, ndërsa në Mitrovicë në hyrje të Shtëpisë së Shëndetit është vendosur një objekt i improvizuar – konteinjer për pranim dhe testim të virusit Corona.

Në Leposaviç janë siguruar pako për ndihmë për pensione që të ardhurat e tyre janë më pak se 15 mijë dinarë dhe 760 maska për një përdorim dje 5 mijë doreza mbrojtëse.

Në manastirin e Deviçit janë dërguar pako ushqimore ndërsa për pensionistët me të ardhura të vogla janë ofrua pako ushqimore dhe po tubohen librezat shëndetësore për të organizuar furnizim me barna ka thënë zyra për Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat