Një hetues policor së bashku me bashkëshorten police, dërgohen në izolim 14 ditor

Lajme

Një hetues policor së bashku me bashkëshorten police, dërgohen në izolim 14 ditor

Më: 28 mars 2020 Në ora: 20:56
Foto ilustrim

Një hetues policor me inicialet S.S. dhe bashkëshortja e tij poashtu togere në policinë e Kosovës me inicialet J.S, janë dërguar në izolim 14 ditor.

KosovaPress-i mëson se të dy këta zyrtarë policorë nga stacioni i veriut të Mitrovicës, kanë tentuar që përmes rrugëve alternative të hyjnë nga Serbia në Kosovë.

"Bashkëshortët kishin shkuar në qytetin e Novi Pazarit, në banesën e tyre, për të qëndruar disa ditë, dhe kanë tentuar të hynë në territorin e Kosovës përmes vendkalimit ilegal të quajtur Izvore, që ndodhet afër Bajnskës, me ç’rast janë kapur nga policia", kanë thënë burime të KP.

Sipas këtyre burimeve, ata janë urdhëruar të vetëizolohen për 14 ditë dhe po qëndrojnë në banesën që ndodhet në rrugën "Vojvode Putnika" në veri të Mitrovicës.

Qeveria e Kosovës ditë më parë kishte marrë vendim që personat të cilët hynë përmes pikë-ka limeve kufitare, të dërgohen në izolim 14 ditor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat