Quni uron homologen e tij nga Maqedonia e Veriut për pranimin si shtet anëtar në NATO

Lajme

Quni uron homologen e tij nga Maqedonia e Veriut për pranimin si shtet anëtar në NATO

Më: 31 mars 2020 Në ora: 15:49
Anton Quni

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni i ka shkruar letër urimi, ministres së Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë Veriore Radmila Shekerinska, me rastin e pranimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) si shtet anëtar.

Quni përmes kësaj letre ka uruar Maqedoninë e Veriut duke shprehur edhe vlerësimin e tij të lartë.

Ai u shpreh i bundur se me këtë akt shumë të rëndësishëm jo vetëm për Maqedoninë e Veriut, janë rritë mundësitë që të punohet edhe më shumë në mes të dy ministrive të mbrojtjes, duke kontribuar në rritjen e shkallës së sigurisë në rajon.

”Duke pasur parasysh rëndësinë e pranimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, më lejoni edhe një herë t’ju përgëzoj dhe t’ju siguroj për vlerësimin tim më të lartë”, shkruan Quni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat