Nuk ndalen përplasjet, djali i Agim Veliut e quan kriminel Albin Kurtin

Lajme

Nuk ndalen përplasjet, djali i Agim Veliut e quan kriminel Albin Kurtin

Nga: N.Sh Më: 1 prill 2020 Në ora: 13:24
Albin Kurti dhe Agim Veliu

Përplasjet politike po vazhdojnë edhe pas mocionit për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Djali i ish-ministrit të Qeverisë Kurti, Agim Veliut, Naseri, përmes një fotografie të publikuar në story, e ka quajtur kriminel kryeministrin në detyrë Albin Kurtin.

Në këtë fotografi, Naseri shkruan ‘unë e shkela Kushtetutën. Unë jam super kriminel’.

E fotografia në këtë rast, është e Albin Kurtit.

Kjo përplasje po ndodh pas mocionit kundër Qeverisë Kurti. E ky mocion u ngrit nga LDK-ja, pikërisht pas shkarkimit të Agim Veliut nga Kurti.

Ndërsa, fjala për shkeljen e Kushtetutës është përshkak të vendimit të Qeverisë për masat mbrojtëse ndaj koronavirusit, e që Gjykata Kushtetuese në vendimin e saj ka thënë se këto masa, apo ky vendim i Qeverisë e ka shkelur Kushtetutën.

Megjithatë të gjithë e kemi ditur që këto masa janë shkelje e Kushtetutës, mirëpo kjo është bërë në dobi për qytetarët, dhe në këtë mënyrë të mbrohemi nga virusi ngjitës e vdekjeprurës Corona.

Megjithatë edhe pse Gjykata Kushtuese ka thënë se vendimi i Qeverisë e shkelë Kushtetutën, ajo i ka dhënë dy jave kohë Qeverisë që këto masa të ndryshohen.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat