Identifikohen 16 kontaktet e të infektuarit nga Kamenica, në pritje të rezultatit të testimeve

Lajme

Identifikohen 16 kontaktet e të infektuarit nga Kamenica, në pritje të rezultatit të testimeve

Më: 1 prill 2020 Në ora: 19:40
Ilustrim

Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, përmes një postimi të bërë në Facebook, ka dhënë informacione të reja, sa i përket rastit të parë të prekur në këtë komunë me koronavirus.

Ai ka thënë tashmë janë indentifikuar kontaktet që ka pasur i infektuari. Ndërsa të njëjtit u janë nënshtruar testimeve.

Ky është postimi i plotë:

Pas rastit të parë me Covid-19 në komunën tonë, kemi identifikuar të gjithë personat që kanë pasur kontakt paraprak me të prekurin nga virusi.

16 personat që janë në total, u janë nënshtruar testimeve në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe shumë shpejt do t’i pranojmë rezultatet e tyre. Shpresojmë të kemi lajme të mira!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat