Rama Serbisë: Lejoni kamionët të kalojnë – Gjuriq i përgjigjet se nuk ka bllokadë

Lajme

Rama Serbisë: Lejoni kamionët të kalojnë – Gjuriq i përgjigjet se nuk ka bllokadë

Nga: F. B. Më: 1 prill 2020 Në ora: 19:42
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka kërkuar nga presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq të lejoj kalimin e kamionëve me tabela të Kosovës nëpër linjën administrative, ndërkohë Gjuriq është kundër përgjigjur se nuk ka asnjë bllokadë, shkruan “Novosti” transmeton “Bota sot”.

“Ju lutem i nderuar president të hapni dyert e vulosura për kamionët me pesha dhe të bëni që regjioni ynë të jetë shembull i shkëlqyeshëm i solidaritetit, që është kyçe për fitore në luftë”, ka shkruar Rama në lutjen dërguar Vuçiqit.

Ai ka theksuar se mbi 24 kamion me pesha janë të bllokuar në kalimin administrativ të Serbisë me Kosovën, shkruan gazeta.

“Linja e gjelbër në regjion nuk do duhej të i nënshtrohet rregullave të vendit të caktuar, por të rregullohet me rregull të posaçme. Kjo është betejë të cilën duhet ta fitojmë së bashku duke ndihmuar njëri-tjetrin dhe jo armikun pa kufij” shkruan Rama.

I ashtuquajturi drejtor i zyrës së Kosovës Marko Gjuriq ka demantuar qëndrimin e kryeministrit të Shqipërisë dhe ka ftuar të gjithë në regjion që të ngritin zërin kundër bllokadave të reja që nga mëngjesi janë vendosur nga qeveria e Prishtinës që kërkon nga Beogradi të pranoj pavarësinë e Kosovës.

“Nuk ka asnjë bllokim të kamionëve drejt Serbisë Qendrore në kalimet administrative, ka ekzistuar masa lidhur me lëvizjen në kohën e orës policore për shkka të virusit Corona me artikujt themelor edhe për shqiptarët nga Kosova. Deri para dy dite ata kanë lëvizur normalisht kur nuk kishte orë policore dhe me iniciativën tonë tani mund ta bëjnë në secilën kohë” tha Gjuriq.

Sipas tij, autoritetet e Prishtinës kërkojnë nga institucionet e Serbisë në të gjitha certifikatat dhe dokumentet në vend të procedurave që janë parashikuar me marrëveshje të BE-së, të shkruajnë Republika e Kosovës dhe Serbia formalisht e juridikisht të trajtojë Kosovën si shtet tjetër, përndryshe “gruri nuk kalon”.

Është e domosdoshme që reagimi i BE-së të veproj menjëherë e jo me kthim koke e heshtje.

“BE është garant i marrëveshjes që sot po shkelet dhe ka përgjegjësi për realizimin e saj në momentin kur bota u rrezikua nga epidemia. Mos-përgjegjësia e Prishtinës nuk guxon të has në heshtje dhe bërje sikur nuk ka ndodhur asgjë” tha Gjuriq duke shtuar se nuk duhet të mashtrohet askush s kjo është rruga e vazhdimit të dialogut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat