Disa shtetas amerikanë kthehen nga Kosova në shtëpitë e tyre

Lajme

Disa shtetas amerikanë kthehen nga Kosova në shtëpitë e tyre

Më: 1 prill 2020 Në ora: 20:44
Foto nga aeroporti i Prishtines

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës bën të ditur se disa shtetasve të tyre u kanë mundësuar kthimin nga Kosova në SHBA.

“Urojmë që të kenë udhëtim të sigurt dhe shëndet ametikanët të cilëve u kemi ndihmuar që sot të kthehen në shtëpi. Dërgimi i tyre në shtëpi është përparësia jonë, ashtu siç do ta kemi përparësi tu qëndorojmë në dispozicion atyre që mbesin në Kosovë. Fluturimi tjetër është me 5 prill dhe janë edhe disa vende të lira”.

“Falënderojmë Abasadën e Zvicrës në Kosovë dhe stafin e linjave ajrore brenda e jashtë vendit, që u siguruan ëqë gjithçka të shkoj mirë”, thuhet në postimin e Ambasadës në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat