Këshilla e raportueses për Kosovën: Mos luani me Kushtetutën – Ju duhet Qeveri funksionale

Lajme

Këshilla e raportueses për Kosovën: Mos luani me Kushtetutën – Ju duhet Qeveri funksionale

Nga: F. B. Më: 2 prill 2020 Në ora: 09:36
Viola fon Cramon

Raportuesja e Parlamentit evropian për Kosovën, Viola fon Cramon ka publikuar në rrjetin social Tviter një postim ku thotë se presidenti Hashim Thaçi duhet të mendoj dy herë a është mençuri që të shpërndajë qeverinë aktuale, shkruan “B92”, transmeton “Bota sot”

“Në kohën e krizës është e nevojshme qeveria funksionale. Mos luani me Kushtetutën derisa njerëzit vdesin. Kjo do të ishte këshilla ime” ka shkruar ajo në Tviter.

Në të njëjtën kohë Viola fon Cramon ka uruar qeverinë e Kosovës për vendimin për heqjen e taksës ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

"Ky është sinjal shumë me rëndësi për zhvillimin ekonomik dhe bashkëpunimin politik në regjion. Shpresoj që Këshilli i Evropës të dijë të vlerësoj këtë ashtu që Kosovës të i jepet drita e gjelbër për liberalizimin e vizave” ka shkruar raportuesja e Parlamentit evropian për Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat