Flet shoferi i linjës Kosovë-Gjermani i cili i infektoi edhe 11 njerëz të tjerë

Lajme

Flet shoferi i linjës Kosovë-Gjermani i cili i infektoi edhe 11 njerëz të tjerë

Më: 2 prill 2020 Në ora: 10:33
Shoferi

“Nuk e di. Rreth 37 udhëtarë i kam pasur për Gjermani, pastaj 40 të tjerë në linjën kthyese. Me të 13 mars kam shkuar për Gjermani dhe jam kthyer më 19 mars”, shprehet ai.

Nga kontaktet e tij me banorët e tjerë të fshatit janë infektuar edhe 11 banorë të tjerë të fshatit Topanicë. Lajmi u konfirmua të mërkurën nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë.

“Rastet pozitive janë raste kontakti, 11 prej të cilëve me vendbanim në Topanicë, 1 me vendbanim në Prishtinë dhe 1 me vendbanim në Gjakovë”, njofton IKSHPK.

Infektimi i B.M. me epideminë COVID-19 detyroi Komunën e Kamenicës të ndërmarrë masa në fshatin ku ai banonte, Topanicën. Ky fshat u vendos në karantinë më 30 mars.

Komuna e Kamenicës po ashtu ka dezinfektuar rrugët e fshatit të mërkurën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat