Pati kontakt me të infektuarin me COVID-19 – nesër testohet mjeku nga Prizreni

Lajme

Pati kontakt me të infektuarin me COVID-19 – nesër testohet mjeku nga Prizreni

Më: 2 prill 2020 Në ora: 14:34
Ilustrim

Një mjek i Shërbimit të Urgjencës nga Komuna e Prizrenit, i cili ka pasur kontakt me një person me COVID-19, tashmë është vetizoluar dhe nesër do t’i bëhet testimi për koronavirus.

Drejtori i Shëndetësisë në Prizren, Visar Shehu, tha se kontakti i mjekut të Urgjencës me një stomatolog, i cili është rasti i parë i prekur me koronavirus në Prizren, ka ndodhur pasi që ata kanë lidhje familjare.

Stomatologu në fjalë sipas drejtorit të Shëndetësisë është kthyer nga Bullgaria përmes Maqedonisë Veriore më datë 16 mars dhe ka qenë në vetizolim.

“Një stomatolog, i cili ka ardhur nga Bullgaria në ditën e 12 të vetizolimit, ka pasur simptoma, ka bërë testimet dhe ka rezultuar pozitiv. Sa i përket mjekut i cili ka pasur kontakt, nuk është mjek i Spitalit Rajonal, por i Kujdes Parësor Shëndetësor, respektivisht i Shërbimit Urgjent. Është e vërtetë që ka pasur kontakt, sepse ata janë në lidhje familjare me stomatologun që ka rezultuar pozitiv, dhe të njëjtit menjëherë pasi kemi marrë informacione…tashmë edhe ai është në vetizolim. Nesër, sipas informatave që kemi me kërkesën tonë, me Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, kemi bërë kërkesë që t’i bëhet testimi edhe mjekut të shërbimit urgjent”, tha Shehu.

Më 31 mars, një burrë nga Prizreni ka rezultuar pozitiv me  COVID-19, ndërsa deri më tani në vend kanë rezultuar 125 persona të prekur nga ky virus, derisa 10 janë shëruar dhe një ka vdekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat