Thirrja e Halit Baranit për dy fqinjët e tij: Mos na i sillni kriminelët serbë tek ne këtu në Dardani

Lajme

Thirrja e Halit Baranit për dy fqinjët e tij: Mos na i sillni kriminelët serbë tek ne këtu në Dardani

Nga: N.Sh Më: 3 prill 2020 Në ora: 15:53
Halit Barani

Kryetari i Qendrës Rajonale të KMDLNJ-së në Mitrovicë, Halit Barani u ka bërë thirrje dy komshive të tij në lagjes “Ilirida” në Mitrovicë që mos të i ftojnë siç i quan ai kumarit serbë në lagjen e tyre sepse mund të infektojnë me koronavirus.

Barani i shqetësuar thotë se derisa të kalon koronavirusi të ndalojnë, pastaj le të vazhdojnë kumarin me ta.

Ai thotë se në lagjën e tij “Ilirida” as në kohën e luftës kriminelët serbë nuk kanë guxuar të shkojnë, por pas një kohe sipas tij i gjetet ‘shokët’ e tyre dhe po vazhdojnë kumarin.

Postimi i plotë:

Ju kisha bere thirrje publike nja dy kojshive te mi ketu ne DARDANI, lagjia "ILIRIDA"-Mitrovice, mos i sillni ata kumare (serb) qe po ju vijne here me regjistrim te NP, e here KV. nje kohe derisa eshte ky fare korona virusi, ju e dini se matan ures se lumit "Iber" jane te infektuar disa serb mos po na sjellin edhe tek ne ketu. Kur te kalon ky fare virusi vazhdoni kumarin he ...!!!

Ne kete lagje "ILIRIDA" pra as ne kohe te luftes nuk kane guxu kriminelet serb te vijne, por pas nje kohe i gjeten jatakt e vet dhe filluan me ardhe e na hyne edhe neper shtepi, tani keta jataket e tyre qe po vazhdojne kumarin Zoti dite qa bane me ta. Edhe nje here ju porosis mos i sjellni ketu ata kriminel serb se mos po na infektojne, nuk di çka po ju duhen, çka...?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat