12 serbë të infektuar me koronavirus në veri, një i vdekur

Lajme

12 serbë të infektuar me koronavirus në veri, një i vdekur

Më: 3 prill 2020 Në ora: 21:45
Foto

Virusi korona ka prekur 12 persona në Veri, ndërsa një ka vdekur. E që ky numër mos të rritet, Agim Bahtiri e Goran Rakiq kanë dalë në një konferencë të përbashkët për media, të cilët kanë kërkuar të respektohet të gjitha rekomandimet e IKSHPK’së.

Agim Bahiti e Goran Rakiq bëjnë thirrje që të respektohen rekomandimet e IKSHPK-së

Koronavirusi i ribashkoj përsëri.

Të enjten në mbrëmje, kryetari i Mitrovicës Jugore  Agim Bahtiri dhe ai i Mitrovicës Veriore  Goran Rakiq, dolën në një konferencë të përbashkët për media bashkë me komandantin e KFOR-it, Michele Risi.

Ngjarja u zhvillua mbi urën e lumit Ibër.

Këtu u bë thirrje për të gjithë qytetarët që t’i respektojnë rekomandimet e IKSHPK-së.

Deri sa Jugu i Mitrovicës është i qetë sa u përket rasteve me koronavirus, njëjtë nuk mund të thuhet edhe për Veriun.

Por, ka qenë shefi i të ashtuquajturës zyre për Kosovë, në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ai që ka njoftuar se në këtë zonë tashmë janë prekur të paktën 12 persona nga  COVID-19.

Gjuriq, gjithashtu ka treguar se 7 ekspertë shëndetësorë  kanë mbërritur në Kosovë nga Instituti Batut i Beogradit, për ti ndihmuar serbet.

Edhe kryetari i Komunës së Leposaviqit, Zoran Todiq, në një prononcim për media lokale, ka bërë të ditur se edhe në qytetin që ai e udhëheq, ka të prekur me virusin korona.

E në një bisedë telefonike me T7, Faik Hoti nga Ministria e Shëndetësisë ka thënë se përveç dy rasteve të para në veri që nuk janë raportuar, të gjitha rastet tjera figurojnë në numrin e përgjithshëm të të prekurve me COVID 19 në Kosovë.

Ndryshe, qytetarët e Mitrovicës Veriore nuk e respektojnë orarin e kufizimit të lëvizjes nga qeveria e Kosovës, por nga ajo e Serbisë

Ndërsa në Mitrovicën Jugore, sipas drejtoreshës së Shëndetësisë Erseka Barani, nuk ka të infektuar me këtë sëmundje.

Sipas Baranit, Komuna e Mitrovicës së Jugut ka bërë të gjithë përgatitjet për tu përballur me virusin Korona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat