Ahmeti: 13 punëtorët tonë shëndetësor të Urgjencës dolën negativ në testin për koronavirus

Lajme

Ahmeti: 13 punëtorët tonë shëndetësor të Urgjencës dolën negativ në testin për koronavirus

Më: 8 prill 2020 Në ora: 22:03
Shpend Ahmeti

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook ka bërë të ditur se 13 punëtorët shëndetësor të Urgjencës kanë rezultuar negativ në testin për Covid-19.

Ahmeti ka pohuar se 13 punëtorët shëndetësor kishin pasur kontakt me personin e ndjerë S.N, i cili ishte infektuar me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.

“Lajm i mirë – 13 punëtorët tonë shëndetësor të Urgjencës, vija e parë e ballafaqimit me Covid dhe sëmundje tjera më Prishtinë sot dolën negativ në testin e parë, pas kontaktit me të ndjerin S.N.  Të gjithë kanë qenë me mbrojtje por kemi përcjellë të gjitha protokolet. Ata do të vazhdojnë në vetëizolim edhe disa ditë”, ka shkruar Ahmeti.

Ndryshe, deri më tani në Kosovë janë konfirmuar 184 raste me koronavirus, 30 prej tyre janë shëruar, ndërsa 6 kanë vdekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat