Brukseli rekomandon vazhdimin e ndalimit të hyrjes në BE deri me 15 maj

Lajme

Brukseli rekomandon vazhdimin e ndalimit të hyrjes në BE deri me 15 maj

Nga: F. B. Më: 8 prill 2020 Në ora: 22:08
Komisioni Evropian

Komisioni Evropian ka ftuar sot shtetet anëtare të BE-së që ndalimin në BE të shtetasve të vendeve të treta ta vazhdojnë deri me 15 maj me qëllim që të evitojnë përhapjen e virusit Corona, shkruan “Beta” transmeton “Bota Sot”.

Kufizimi ka të bëjë me ë gjithë ata udhëtimi i së cilëve vlerësohet si “më pak e rëndësishme”.

"Komisioni fton në qasje të koordinuar sepse veprimi në kufijtë e jashtëm mund të jetë veprues vetëm nëse realizohet nga të gjitha vendet e BE dhe Shengenit me datën e njëjtë të përfundimit dhe mënyrën unike” thuhet në deklaratë.

Hyrja në zonën Shengen është kufizuar me 17 mars për 30 ditë.

Mbyllja e kufijve të jashtëm të BE-së dhe hapësirës së Shengenit ka disa përjashtime: shtetasit evropian dhe familjet e tyre, personat me qëndrim të përhershëm, diplomatët perosnlein mjekësor punëtorët përtej kufirit.

Kjo masë përfshinë 30 vende përfshirë Zvicrën, Norvegjinë, Islandën dhe Lihtejnshtajnin.


"Ndonëse rezultatet fillestare, vazhdimi i kufizimit të udhëtimeve është e domosdoshme për shkak të uljes së rrezikut të përhapjes së sëmundjes “ ka thënë nënkryetari i Komisionit Evropian Margaritis Shinjas në kumtesë.

Komisioni Evropian nevojën për ndalimin e vazhdimit të ndalimit e arsyeton me “rritjen e përhershme me rastet e reja të vdekjeve në Be dhe përparimin e pandemisë jashtë saj” posaçërisht me vendet ku miliona njerëz udhëtojnë ne BE.

"Nga fillimi i aplikimit të kësaj mase, transporti ajror është zvogëluar pothuajse në zero, ndërsa fluturimet e mbetura janë kufizuar kryesisht për transportimin e mallrave edhe rikthimin në vende të njerëzve” tha KE.

Me qëllim të ndalimit të zgjerimit të virusit shumë vende të BE-së përsëri do të vendosin kontroll të përkohshëm të kufirit duke dal me këtë nga lëvizja e lirë brenda hapësirës së Shengenit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat