​Kryetarët e Anamoravës vendosin për masat e kufizimit të lëvizjes së lirë

Lajme

​Kryetarët e Anamoravës vendosin për masat e kufizimit të lëvizjes së lirë

Më: 13 prill 2020 Në ora: 17:12
Foto nga takimi

Kryetarët e rajonit të Anamoravës, në takimin e mbajtur nën kryesimin e kryetarit të Gjilanit Lutfi Haziri dhe në koordinim me të gjitha institucionet lokale dhe regjionale, kanë marrë vendim që të vazhdohen masat e kufizimit të lirisë së lëvizjes si preventivë kundër Covid-19.

Nga sot, qytetarët e Anamoravës mund të lëvizin nga ora 06:00 deri në 17:00, ndërkaq kufizohet lëvizja e tyre nga ora 17:00 deri në ora 06:00.

Kryetari Haziri ka thënë se takimi është në funksion të masave të reja krahas rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik për kujdes maksimal si dhe Ministrisë së Shëndetësisë që të bëhet një mobilizim edhe më i madh në parandalim të Covid-19

“Është në pyetje jeta e qytetarëve tanë dhe për këtë kërkohet veprim shtetëror, në këtë rast bashkëpunim i mirëfilltë regjional. Masat do të jenë në funksion të ruajtjes së shënd etit publik dhe për çdo ndryshim, do t’ju njoftojmë me kohë”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat