Lajçak: Beogradi dhe Thaçi duhet të respektojnë integritetin territorial të Kosovës të njohur nga GJND në Hagë më 2008

Lajme

Lajçak: Beogradi dhe Thaçi duhet të respektojnë integritetin territorial të Kosovës të njohur nga GJND në Hagë më 2008

Nga: Nefail Maliqi Më: 15 prill 2020 Në ora: 22:05
Nefail Maliqi dhe Miroslav Lajçak

Gjenevë, 15 prill - Miroslav Lajçak emisar special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi (..deri më 1 mars 2021), mendon ndryshe nga politikanët e Kosovës për dialogun dhe koronavirusin, Lajçak tha sot ka kohë për vazhdimin e dialogut me Serbinë, për momentin Kosova për prioritet ka shëndetin e qytetarëve përballë koronavirusit.

Nga biseda e fundit që kishte gazetari ynë i njohur në Gjenevëm Nefail Maliqi, me diplomatin evropian z.Lajçak kishte deklaruar se Pavarësisht nga rezultatet e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, Beogradi dhe Thaçi duhet të respektojnë integritetin e territorial të Kosovës të njohur nga vendet botërore më 2008.

“Do përkujtuar, se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ne Hage më 22 korrik të vitit 2010, dha verdiktin duke konfirmuar themelet e Pavarësisë së Kosovës dhe sovranitetit të shtetit më të ri në Evropë, Kosovës”.

“Në përgjithësi situata në Kosovë është e mirë, vendi ka avancuar gati në gjitha sferat, por në rajon ka edhe për shumë çka për t’u bërë dhe sfidat janë të mëdha dhe mjaft serioze për qeverinë e Kosovës. Institucionet e Kosovës sot duhet përqendrohen në përmirësimin e imazhi të Kosovë dhe krahas këtij angazhimi duhet dhënë prioritet edhe papunësisë, pastaj luftës së krimit të organizuar te cilat dukuri te zeza kanë bllokuar avancimin e proceseve ekonomike, investimet dhe integrimet në instancat evropiane dhe ndërkombëtare”, i ka thënë z.Lajçak gazetarit të “Bota sot” në pyetjen rreth situatës aktuale në Kosovë.

Para tri vitesh, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së zgjodhi President të saj për një vit, ministrin sllovak të Punëve të Jashtme, Miroslav Lajçak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat