Daçiq: Mbledhja e KS të OKB-së për Kosovën mund mbahet me video-konferencë

Lajme

Daçiq: Mbledhja e KS të OKB-së për Kosovën mund mbahet me video-konferencë

Nga: F.B Më: 17 prill 2020 Në ora: 16:41
Ivica Daçiq

Ministri i jashtëm i Serbisë Ivica Daçiq ka deklaruar se mbledhja e KS të OKB-së për Kosovën e planifikuar të mbahet me 24 prill, mund të mbahet përmes video-konferencës, shkruan”Danas”, transmeton “Bota Sot”.

Daçiq ka thënë për TV Prva se shqyrtimi i situatës në Kosovë dhe punës së misionit të UNMIK-ut i parashikuar në javën që vjen nëse nuk shtyhet mund të mbahet përmes video-lidhjeve nga vendet pjesëmarrëse.

Ai ka thënë se nëse mbahet përmes video-lidhjes nuk do ketë transmetim direkt të kësaj mbledhje dhe opinioni me gjasë do të informohet vetëm ajo që do të flas përfaqësuesi i sekretarit të OKB-së në UNMIK.

Daçiq nuk ka dhënë detaje të tjera rreth kësaj mbledhje, ndërkohë që në ditët në vijim mund të konfirmohet ecuria e mbajtjes apo jo të saj.

Ai n[ lidhje me shtetasit serb që janë në vendet tjera dhe kanë shprehur dëshirën që të kthehen në vend theksoi se ka shumë të interesuar dhe se deri në kërshëndella me transportin që ka siguruar Serbia do mund të kthehen në vend edhe rreth 10 mijë persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat