Sveçla viziton Veriun

Lajme

Sveçla viziton Veriun

Më: 19 prill 2020 Në ora: 16:45
Sveçla viziton Veriun

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Jashtme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla, ka vizituar Veriun, Bërnjakun e Jarinjën

Sveçla ka shkruar në Facebook se bashkë me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashti Qalaj, kanë vizituar drejtoritë rajonale të policisë në jug e veri të Mitrovicës, në Njësinë Speciale Operative në kampin “Belvedere” të Mitrovicës dhe në pikën kufitare “Bërnjak” në komunën e Zubin Potokut.

“Së pari me kolonelin Qalaj vizituam Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës të Mitrovicës-Veriu, ku u pritëm nga komandanti i këtij rajoni, Kapiteni Nenad Gjuriq, zëvendësdrejtori, Major Besim Hoti dhe shefi i hetimeve, Nënkolonel Nenad Simiq. Eprorët e Drejtorisë Rajonale na njoftuan mbi zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së Covid-19, sfidat dhe vështirësitë me të cilat ballafaqohet policia në atë rajon. I përgëzova të gjithë zyrtarët policorë për angazhimin e tyre dhe u zotova se do të vazhdojë mbështetjen e tyre, në mbrojtje të shëndetit dhe jetës së qytetarëve, pa dallim përkatësie etnike apo fetare”, ka shkruar Sveçla.

Ai thotë se në këto takime u në të gjitha këto takime u vlerësua mbarëvajtja e kënaqshme e punës, profesionalizmi i punonjësve të policisë, si dhe u çmua angazhimi i të gjithëve në mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së qytetarëve, veçanërisht nga Policia e Kosovës e cila është në vijën e parë të frontit, por po ashtu u vlerësua mirëkuptimi i qytetarëve drejt respektimit në plotni të masave parandaluese.

“Policia dhe qytetarët janë së bashku e në ndihmë të njëri-tjetrit, që të zbatohen udhëzimet e masat e qeverisë e të profesionistëve shëndetësorë, dhe ta fitojmë luftën kundër virusit me sa më pak dëme”, ka shkruar Sveçla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat