BBC: Ndotja e lartë e ajrit po rrit shkallën e vdekjeve nga Covid-19

Lajme

BBC: Ndotja e lartë e ajrit po rrit shkallën e vdekjeve nga Covid-19

Më: 20 prill 2020 Në ora: 23:32
Foto ilustrim

Nivele të larta të ndotjes së ajrit mund të rrisin rrezikun e vdekjes nga COVID-19, sipas BBC, që citon për këtë dy studime.

Dr. Maria Neira, e Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), tha se shtetet me nivele të larta ndotjeje, kryesisht në Amerikën Latine, Afrikë dhe Azi, duhet t`i forcojnë përgatitjet e tyre. Personat me probleme të lidhura me ndotjen në vendet ku nivelet e saj janë të larta, janë prekur shumë rëndë nga koronavirusi.

Profesionistët e mjekësisë mendojnë sidoqoftë se është ende herët për të provuar se ka një lidhje direkte.

“Ne do të bëjmë një hartë të qyteteve më të ndotura bazuar në të dhënat tona për të mbështetur autoritetet kombëtare në këto rajone, në mënyrë që ata të mund të përgatisin planin e tyre të përgjigjes epidemike në përputhje me rrethanat,” tha Neira.

Një studim amerikan tregon se niveli i vdekjeve nga COVID-19 është rritur me rreth 15% në zona që kanë pasur qoftë edhe një rritje të vogël të niveleve të ndotjes nga grimcat e imëta në vitet para pandemisë.

“Modelet në shkallët e vdekjes nga COVID-19 në përgjithësi imitojnë modelet në zonat me dendësi të lartë popullsie por edhe ato të ekspozuara ndaj grimcave PM2.5,” thuhet në raportin e Universitetit të Harvardit.

Këto grimca, janë lidhur më përpara me një sërë problemesh shëndetësore përfshirë infeksionet e frymëmarrjes dhe kancerin e mushkërive.

Studimi i Harvardit nuk është shqyrtuar ende nga hulumtuesit, por drejtoresha e Universitetit Ludwig Maximilian të Mynihut, Annette Peters i tha BBC-së se përfundimet e këtij raporti janë në një linjë dhe vërtetojnë edhe dyshimet e tyre “ashpërsia e infeksionit mund të shtohet nga ndotja e ajrit”. /BBC

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat