Bashkë me nënën shtatzënë ka vdekur edhe foshnja

Lajme

Bashkë me nënën shtatzënë ka vdekur edhe foshnja

Më: 21 prill 2020 Në ora: 09:54
QKUK

Bashkë me shtatzënën që ishte infektuar me koronavirus dhe vdiq në Klinikën Infektive, ka vdekur edhe foshnja e saj.

Ish-kryetarja e Gjakovës e ka konfirmuar duke bërë thirrje te qytetarët për kujdes të shtuar.

“Ngushëllime familjes dhe gjithë të njohurve të saj. Vdekja e dyfishtë e nënës dhe bebes së saj të palindur, shton pikëllimin dhe ngritë alarmin për pasojat e infeksionit”, ka shkruar Kusari-Lila.

MSH-ja në njoftimin për media nuk e ka sqaruar fatin e foshnjës.

Postimi i plotë:

Mëngjesi na erdhi me lajmin e trishtë për humbjen e jetës së gruas shtatëzënë nga Gjakova si pasojë e infeksionit me #Covid19.

Ngushëllime familjes dhe gjithë të njohurve të saj. Vdekja e dyfishtë e Nënës dhe bebes së saj të palindur, shton pikëllimin dhe ngritë alarmin për pasojat e infeksionit.

Ky alarm duhet të na shtyejë për respektim strikë të masave parandaluese dhe marrje me seriozitet të gjitha sygjerimeve për mbrojtje dhe izolim në këtë kohë pandemie.

Kohën e humbur pa dalë në natyrë apo pa u takuar me të tjerët e kompenzojmë menjëherë kur të përfundon kjo situatë, por jetën e humbur asesi.

#RriNëShtëpi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat