Mediat serbe publikojnë dosjen e kryekriminelit Dikoviq, ja çka përmban ajo dhe sa vrasje janë kryer

Lajme

Mediat serbe publikojnë dosjen e kryekriminelit Dikoviq, ja çka përmban ajo dhe sa vrasje janë kryer

Nga: F. B. Më: 21 prill 2020 Në ora: 11:55
Kryekriminelit Ljubisha Dikoviq

Çka përmban “Dosja” e masakrës së 17 prillit në Çikatovë të Gllogovcit sipas Fondit të Drejtave Humanitare: Forcat serbe rrahën, poshtëruan dhe vranë civilët shqiptarë.

Në bazë të fakteve të grumbulluara nga Fondi i të Drejtave Humanitare (FDH) është vërtetuar se me 17 prill 1999 pjesëtarët e forcave serbe në fshatin Çikatovë e Vjetër që ndodhet në komunën e Gllogovcit kanë rrahur, dëbuar, poshtëruar edhe vrarë 27 civil shqiptarë banorë të këtij lokaliteti, shkruan “Danas”, transmeton “Bota Sot”.

“Vendësit që kanë mbijetuar këtë krim dhe kanë varrosur t trupat e të vrarëve aty ku i kanë gjetur, por në fillim të qershorit ato janë marr nga pjesëtarët e MPB-së me kamion ushtarak. Në varrezën masive në Rudnicë janë gjetur 20 trupa të viktimave të këtij krimi, ndërsa të mbijetuarit 7 trupa i kanë varrosur menjëherë pas krimit në këtë lokalitet”, shkruan në Dosjen ‘Rudnica” të FDH të janarit 2015.

FDH konfirmon se dokumentet ushtarake të dëshmisë së zyrtarëve policor japin tregojnë se sanimi i terrenit pas atij aksioni në komunën e Gllogovcit ishte në përgjegjësi të Brigadës së 37-të të motorizuar të Ushtrisë së Jugosllavisë në krye të së cilës ishte krye shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë Ljubisha Dikoviç.

Në orët e hershme të 17 prillit 1999, forcat serbe kanë rrethuar lokalitetin Çikatovë e Vjetër shkruan në dosjen e këtij rasti, ku pas granatimit të madh në shtëpitë e banorëve ushtarët dhe policia kanë hyr me forca këmbësorie rreth orës 6.00.

“Në grupe prej tri deri 5 veta kanë hyrë nëpër shtëpi, kanë rrahur, maltretuar, frikësuar banorët, duke iu plaçkitur paratë, arin dhe gjithçka me vlerë nga gjërat personale. Shumë persona me atë rast kanë marrë plagë e lëndime, disa janë vrarë ndërkohë që janë poshtëruar vazhdimisht nën kërcënimin e armëve duke i grumbulluar të gjithë banorët në një vend. Numri më i madh i banorëve të këtij lokaliteti ishin nga familja Morina, duke i tubuar të gjithë banorët në atë lagje”, shkruan FDH.

Si shkruan në dosjen “Rudnica”, pas bastisjes së sërishme të secilit dhe maltretimeve, policët dhe ushtarët kanë ndarë meshkujt nga femrat dhe fëmijët dhe kanë djegur të gjitha objektet që ndodheshin në atë vend, ndërsa gratë dhe fëmijët nën kërcënimin e armëve i kanë dëbuar drejt Gllogovcit.

“Disa nga meshkujt e ndarë i kanë vra menjëherë në vend ku i kanë hasur duke shtënë në ta me armë automatike nga afërsia. Të tjerët janë ndarë në tri grupe dhe i kanë vendos në oborrin e kushërinjve të vetë – Ylber, Ali e Sejdi Morina dhe duke shtonë nga afërsia me rafalë në ata. Janë vra 27 civil që në orët e vona janë varrosur aty ku janë gjetur në katër varreza nga ata që kanë mbijetuar këtij krimi. Ata ia kishin dal të fshihen deri në tërheqjen e forcave serbe në malin afër fshatit. Sipas dëshmisë së tyre në fillim të qershorit, policia erdhi përsëri dhe i zhvarrosi trupat nga varrezat, trupat janë ngarkuar në kamion ndërsa aty kanë vendos eshtra të kafshëve - lopëve. Kur janë kthyer  banorët pas tërheqjes së forcave serbe nga Kosova, ne fshat janë gjetur vetëm trupat e shtatë viktimave të 17 prillit, aty ku ishin varrosur nga të mbijetuarit e krimit“, shkruan në dosje.

Varreza masive në Rudnicë

Varreza masive në Rudnicë është varreza e parë masive në territorin e Serbisë e zbuluar pas përfundimit të mandatit të Tribunalit të Hagës që të kryej hulumtime për krimet në ish-Jugosllavisë. Mbetjet e para mortore janë shumuar në vitin 2013, ndërsa fshatrat në të cilët janë kryer krime ndaj viktimave dhe që janë fshehur në Rudnicë në periudhën e hulumtimit të Rudnicës, që ndodhen në dosjen me njëjtin emër “Rudnica” janë në zonën e përgjegjësisë së Brigadës së 37 të motorizuar të Ushtrisë së Jugosllavisë. „ Të gjithë personat trupat e të cilëve janë zbuluar në Rudnicë janë civil, të vrarë apo të zhdukur me dhunë në katër krime të ndara të kryera nga Ushtria e Jugosllavisë dhe MPB gjatë prillit dhe majit 1999 në Drenicë” dëshmon FDH në dosjen “Rudnica”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat