​Veseli: Komuniteti turk në Kosovë shërben për të forcuar më shumë lidhjen me Turqinë

Lajme

​Veseli: Komuniteti turk në Kosovë shërben për të forcuar më shumë lidhjen me Turqinë

Më: 23 prill 2020 Në ora: 11:43
Kadri Veseli

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se kjo parti do të punojë gjithmonë bashkërisht me turqit duke kultivuar e respektuar vlerat demokratike shumë-etnike.

Shefi i opozitës në Kosovë ka uruar Turqinë, dhe komunitetin turk në Kosovë për ditën e sovranitetit kombëtar duke shtuar se Kosova është e ndërtuar me një Kushtetutë që garanton dhe respekton diversitetin kombëtar, etnik, kulturor dhe social.

“Kosova është ndërtuar mbi themelet e lirisë e demokracisë me një Kushtetutë që garanton dhe respekton diversitetin kombëtar, etnik, kulturor dhe social. Në këtë ditë shfrytëzoj rastin që të shpreh mirënjohje për kontributin e çmueshëm të komunitetit turk dhe të falënderoj participimin e tyre në perspektiven e zhvillimit afatgjatë të shtetit të Kosovës. Ky komunitet shërben gjithashtu për të forcuar edhe më shumë lidhjen e Kosovës me shtetin mik të Turqisë. Ne si Parti Demokratike e Kosovës i sigurojmë që do të punojmë gjithmonë bashkarisht, duke kultivuar dhe respektuar vlerat demokratike dhe shumë-etnike”, ka shkruar Veseli në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat