Rakiq: Lista Serbe kundër zgjedhjeve të reja në Kosovë

Lajme

Rakiq: Lista Serbe kundër zgjedhjeve të reja në Kosovë

Më: 23 prill 2020 Në ora: 12:20
Goran Rakiq

Kryetari i Listës Serbe Goran Rakiq thotë se Lista Serbe për momentin nuk i mbështet zgjedhjet e reja.

Këtë ka deklaruar në takimin e përfaqësuesve të partive parlamentare me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.

“Ne nuk jemi për zgjedhje të reja gjatë kohës së pandemisë së COVID-19, sepse jemi të gjithë së bashku në luftë kundër këtij virusi dhe mendoj se duhet të mbesim të bashkuar, sidomos pasi na presin momente shumë të vështira ekonomike. Do të jemi konstruktivë dhe do të marrim pjesë në mbështetjen e institucioneve”, ka thënë Rakiq.

Rakiq ka pretenduar se “Serbia nuk është vend armiqësor për askënd, dhe se dëshiron të bashkëpunojë me gjithkënd, sidomos me njerëzit me të cilët është e rrethuar, por edhe më gjërë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat