“Dulla e Isa nuk janë në LDK, zaptuan LDK-në e Ibrahim Rugovës”, ja në cilën parti ishin

Lajme

“Dulla e Isa nuk janë në LDK, zaptuan LDK-në e Ibrahim Rugovës”, ja në cilën parti ishin

Nga: N.Sh Më: 24 prill 2020 Në ora: 18:54
Avdullah Hoti, Isa Mustafa

Edhe familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së, Haki Imerit ka reaguar në lidhje me debatin e krijuar për të nominuarin për kryeministër të Kosovës, Avdullah Hotin.

Familja Imeri përmes një postimi në Facebook, shkruan se Avdullah Hoti dhe Isa Mustafa nuk janë në LDK.

Sipas tyre ata zaptuan LDK-në e Ibrahim Rugovës dhe Fehmi Aganit.

Në postimin e familjes Imeri shkruan se, Hoti ishte në partinë e Bujar Bukoshit, parti kjo që ishte projekt me shkatërrua LDK-në, por asokohe nuk arritën pasi ishte Rrugova gjallë.

Postimi i  plotë:

Avdullah Hoti ish antar i partise se Bujar Bukoshit, Prekut e themeluar, financuar nga FONDI 3% .

Preku parti- projekt per ta shkaterruar LDK-e e Ibrahim Rugoves , nuk arriten ta bejne asokohe sepse Ibrahim Rugova ishte gjalle dhe atebote LDK-ja ishte nje keshtjelle e fortifikuar edhe pse shume hordhi kriminelesh iu versulen asaj , duke e vrar e plagosur neper pusi , e pabesi, figurat e saj me te ndritura , dhe nuk e mposhten dot.

Sot dy sherbetoret e Hashim Thacit qe nuk ishin LDK fare zaptuan LDK-e Ibrahim Rugoves dhe Fehmi Aganit , lozin bigjoz. ... Lozin bigjoz edhe me voten e Vjosa Osmanit , lozin bigjoz edhe me Kosoven ne kohen e Murtajes Covid 19...

Sovrani do te pyet ku eshte besimi qe ua dhame ?

Ku eshte ndryshimi qe na premtuat ?

Isa Mustafa pergjigjet :

U kemi mashtruar elektorat i shkrete, rugovian sa per te ua marre besimin se Dulla e Isa nuk jane ne LDK....

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat