A u ftua Baton Haxhiu nga Gjykata Speciale dhe pse po e mban sekret?

Lajme

A u ftua Baton Haxhiu nga Gjykata Speciale dhe pse po e mban sekret?

Nga: N.Sh Më: 28 prill 2020 Në ora: 11:43
Baton Haxhiu

Familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së, Haki Imeri ka reaguar pas deklaratave të gazetarit Baton Haxhiut i cili kishte kërkuar amnisti për kryerësit e veprave kriminale gjatë luftës dhe pas saj në Kosovë.

Familja Imeri përmes një postimi në Facebook, ndër tjera e pyet Baton Haxhiun se a e kanë ftuar nga Gjykata Speciale dhe nëse po atëherë pse nuk po e bën publike.

Kjo familja në reagim thonë se Baton Haxhiu me qëllim i mohon krimet e luftës dhe pasluftës, ndërsa thonë se prioritet e ka shpërbërjen e Gjykatës Speciale dhe amnistimin e krimeve.

Postimi i plotë:

-Dite me pare Baton Haxhiu, ne Pressing kerkoje qe te zhbehet Gjykata Speciale dhe te amnistohen krimet serbe sepse sipas tij kujt i duhen denimet e luftes pas 20 vitesh, Ty Bato te eshte shkyer cipa ke futur derrin brenda vetes gjate gjithe jetes.

-Batonit nuk i vinte keq as per bashkebiseduesin , Beratin , babai i te cilit ishte kidnapuar ,keqtrajtuar nga bandite me maska qe e keqperdoren UCK-se per intersea personale ... !

-Baton Haxhiu me qellim mohon , krimet e luftes dhe te pasluftes .

Ai prioritet ka shperberjen e Gjykates Speciale dhe amnistimin e krimeve , terrorit qe kishte ushtruar aparati shteteror serb pjese e te cilit ishte edhe personazhi ne fjale.

-Ne viktimat e vrasjeve politike do te kerkojme drejtesi Baton..Ty te intereson nje shoqeri e konfliketeve ,perçarjeve eme plage lufte, nje shoqeri e pa pajtuar nje shoqeri e koruptuar ku ti ben sefane ne kurrizin e tragjedive te tjereve.Dhe nje shtet i pa integruar ne Be.

-Gjuha jote propagandistike, luftenxitese ka nje prapavije me permbajtje te theksuar antihumane .Ka kohe qe perpiqesh, te permbyllesh epizode tragjike te luftes ne ekrane televizive .

-Metoda jote per te luftuar viktimat e admiruar persekutoret e okupatoret eshte gati gjysme shekulli e vjeter, nuk te ka funksionuar atehere nuk do te funksionoje as sot.Turpi nuk ka brire por turpi eshte Batoni.

-Kjo qe propagandon ti eshte antihumane ,antiamerikane , per pazare te kesaj natyre ishe denuar nga Tribunali nderkombatar per krime ne ish Jugosllavi , me fjale tjera me dokument je kriminel.

DHE NE FUND FARE A JE FTUAR NGA ZYRA E PROKURORIT SPECIAL ME SELI NE HAGE?

NESE JE FTUAR PSE E MBAN SEKRET FTESEN?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat