Hysni Gucati ka një lajm për të gjithë veteranët e UÇK-së

Lajme

Hysni Gucati ka një lajm për të gjithë veteranët e UÇK-së

Nga: N.Sh Më: 7 maj 2020 Në ora: 13:15
Hysni Gucati

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hysni Gucati, ka njoftuar të gjithë veteranët se pas një pauze rreth dy muajsh për shkak të koronavirusit, zyrat e OVL-UÇK-së nga e hëna fillojnë punën.

Gucati përmes një postimi në Facebook, ka ftuar dhe degët e OVL-së, që nga e hëna të nisin me punën e tyre.

“Të nderuar veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ju njoftojmë se pas një pauze afër dy muaj për shkak të Covid-19, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, të hënën me dt 11.05.2020 do të fillojë punën, gjithashtu i njoftojmë të gjitha degët e OVL-se të fillojnë punën po me këtë datë!”, ka shkruar Gucati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat