Shpend Ahmeti: Prej sot kemi vetëm pesë raste aktive në Prishtinë

Lajme

Shpend Ahmeti: Prej sot kemi vetëm pesë raste aktive në Prishtinë

Më: 7 maj 2020 Në ora: 21:32
Shpend Ahmeti

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas lajmit se as sot në komunën që ai udhëheq nuk është regjistruar asnjë rast i ri me koronavirus.

Ahmeti ka bërë të ditur se janë shëruar edhe 9 pacientë nga Prishtina me Covid-19.

Sipas tij, në Prishtinë aktualisht janë vetëm pesë raste aktive me koronavirus.

“Edhe sot asnjë rast në Prishtinë, e 9 të shëruara. Pra, prej sot kemi vetëm pesë raste aktive në Prishtinë. Por sot lajm edhe më i mirë është që kemi vetëm një rast shtesë në krejt Kosovën nga 194 testime”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat