“Marrëveshja sekrete Hashim Thaçi – Isa Mustafa”

Lajme

“Marrëveshja sekrete Hashim Thaçi – Isa Mustafa”

Nga: N.Sh Më: 8 maj 2020 Në ora: 12:31
Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa

Familja e Haki Imerit, veprimtarit të vrarë të LDK-së, po thotë se ka një marrëveshje sekrete Isa Mustafa-Hashim Thaçi, që këtij të fundit të i zgjatet edhe për nja mandat posti i Presidentit.

Përmes një postimi në Facebook, familja Imeri, thotë se, Mustafa po bën pazare me votat e LDK-së për të ia dhënë edhe një mandat Thaçit.

Përveç familjes Imeri, edhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri mbrëm në një televizion ka thënë si tërthorazi se Thaçi do të ketë edhe një mandat të Presidentit.

Familja Imeri ka kritikuar ashpër Isa Mustafën për këtë çështje, madje ka thënë se cilido anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së që e voton qeverinë e Isa Mustafës, konkretisht Avdullah Hotit e ka votuar Hashim Thaçin President.

Kundër Qeverisë me PDK-në dhe kundër zgjatjes edhe për një mandat Hashim Thaçit President, ishte kundër edhe Gani Geci.

Poashtu edhe deputetja e LDK-së, vajza e Gani Gecit, Marigona është kundër një marrëveshje të tillë.

E kundër janë edhe një numër i konsiderueshëm i deputetëve të LDK-së.

Më poshtë ua sjellim postimin e plotë të familjes së Haki Imerit:

Marreveshja e sekrete ne mes Hashim Thaçit dhe Isa Mustafes ka qellim qe ta beje Hashim Thaçin President edhe nje mandat..Isa Mustafa me votat e LDK-se ben pazare per te ia dhene edhe nje mandat nen tokes kriminale te shikut. Elektorati eshte i tradhetuar nga vet Isa Mustafa . Cilido antare I KP ose deputete i LDK-se e voton qeverine e Isa Mustafes ( Avdullah Hotit) ka votuar Hashim Thaçin President edhe nje mandat...Vota per kete qeveri eshte vote tradhetie, ndaj elektoratit rugovian vote ttradhetie ndaj Kosoves. Nese LDK-eja deshiron te mbetet akoma faktor ne skenen politike duhet qe te kerkoje zgjedhje te lira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat