Mediat serbe: Pa “Po-në” ruse nuk ka zgjidhje për Kosovën

Lajme

Mediat serbe: Pa “Po-në” ruse nuk ka zgjidhje për Kosovën

Nga: F. B. Më: 12 maj 2020 Në ora: 10:52
Këshilli i Sigurimit

Moska përmes ambasadorit rus Harçenko përsëriti se pika në problemin e Kosovës mund të vendoset vetëm në KS të OKB-së, ku vota e saj është e domosdoshme për ndryshimin e rezolutës 1244. Kjo nënkupton se pa marr parasysh nëse palët pajtohen për vazhdim të dialogut dhe nëse Rusia përfshihet ose jo, ajo do jep “aminin” për ndryshimin eventual të rezolutës nëse do të ketë marrëveshje, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota sot”.

Kjo do të ishte thelbi i deklaratës së ambasadorit rus kur theksoi se “ vendimi definitiv për çështjen e Kosovës duhet të merret në KS të OKB-së dhe miratimin e rezolutës së re që do zëvendësoj rezolutën 1244”.

Për “sulmuesit” në këtë punë të dërguarit për dialogun Grenell edhe Lajçak duhet të jetë shenjë se çfarëdo që arrijnë, ajo duhet të i “pëlqej” apo mos të i pengoj Moskës që ka të drejtën e vetos në KS të OKB pa të cilën nuk mund të ndryshoj rezoluta 1244.

Ish-shefi i misionit të Serbisë në Këshillin e Evropës Zoran Milivojeviç për "Novosti", theksoi se Moska porositi perëndimin se çështja e Kosovës nuk mund të zgjidhet pa rezolutën 1244 si bazë dhe pa KS të OKB-së:

“Pa marr parasysh se këtu janë Grenell, Lajçak, Borel dhe bile edhe Merkel, porosia ruse është e qartë se kjo çështje është për KS të OKB-së dhe se Rusia nuk mund të përjashtohet nga loja sikur as interesi i Beogradit” që sipas tij Harçenko e tha se “zgjidhja duhet të jetë e pranueshme për Serbinë”.

Ish-ambasadori  serb në OKB Vladislav Jovanoviç nuk përjashton ngutjen e Rusisë për zgjidhje të çështjes së Kosovës dhe përmbylljen e saj sepse do ketë një problem më pak në raporte me perëndimin.

“Moska hapur po tregon gatishmëri për përfshirje në dialogun mes Prishtinës edhe Beogradit dhe kjo nuk bëhet pa ftesë nga pala serbe. Ajo vërtetoi mbështetjen për Serbinë dhe paralajmëroi ndryshimin e rezolutës 1244 dhe lejoi pritjet dhe mundësinë që ka perëndimi që Beogradi të bëj lëshime, sipas rezolutës 1244 mbrohet sovraniteti ndaj Kosovës dhe dokumenti i ri vështirës se kthen Kosovën Serbisë” tha Jovanoviç.

Kur mund të vazhdoj dialogun nuk mund të thuhet, pengesë në fillim ishte taksa, ndërsa tash reciprociteti, përderisa ai është në fuqi dhe nuk formohet qeveria e re në Prishtinë , pala serbe nuk pranon vazhdimin e dialogut.

Kemi parë reagime negative në idenë për shkëmbim të territoreve në Kosovë dhe në vendet tjera përfshirë vendet anëtare të BE-së dhe kjo sjell përfundimin  se kjo nuk është dhe nuk duhet të jetë në rend dite. Është e nevojshme marrëveshja që qetëson situatën dhe ideja e shkëmbimit qartë tregoi se kjo do sillte të kundërtën e qetësimit” ka thënë i dërguari i BE-së për dialogun Lajçak për agjensionin APA.

Ai ka thënës e në dialog BE duhet të shkoj “dorë për dore” me ShBA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat