Ndalimi i 20 mjekëve serbë, eskalon Gjuriq - ja si e quan Kosovën - Bota Sot
Ndalimi i 20 mjekëve serbë, eskalon Gjuriq - ja si e quan Kosovën

Lajme

Ndalimi i 20 mjekëve serbë, eskalon Gjuriq - ja si e quan Kosovën

Më: 14 maj 2020 Në ora: 17:41
Marko Gjuriq

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka reaguar sot për ndalimin e 20 mjekëve serbë për të hyrë në Kosovë.

Gjuriq tha se këta njerëz jetojnë dhe punojnë në relacionin ndërmjet Serbisë  dhe Kosovës, dhe se  të gjithë janë me prejardhje nga Kosova.

“Dua të theksoj se kjo shkel norma të shumta ndërkombëtare, detyrime që rrjedhin nga marrëveshje të ndryshme dhe rrezikojnë drejtpërdrejt shëndetin e serbëve,  ndikon në pamundësinë e punës së institucioneve të kujdesit shëndetësor që të funksionojnë normalisht”, u shpreh ai.

Sipas Gjuriq, ky është rezultat i klimës politike të krijuar nga drejtuesit e partive shqiptare në Prishtinë dhe se autoritetet kishin frikë nga deklaratat e kryetarit të PDK-së Kadri Veseli, i cili, paralajmëroi për hyrjen e mjekëve serbë në Kosovë.

Gjuriq ka shkuar edhe më tutje duke e quajtur "Kosovën shtet terrorist që vepron me metoda të njerëzve të malit".

“Unë kërkoj reagimin e Mirosllav Lajçakut, Grenellit dhe të gjithë faktorëve të tjerë në bashkësinë ndërkombëtare, por gjithashtu them se me akoma më shumë zell dhe pasion do të vazhdojmë fushatën tonë për të përhapur të vërtetën për këtë shtet të rrem terrorist në të gjithë botën. Sepse kur me kallashnikovë ju bllokoni dhe parandaloni mjekët që të shkojnë për të trajtuar pacientët në spitale, atëherë nuk ju përkisni organizatave serioze sociale, apo madje edhe pseudo-shteteve, por tregoni se ju drejtoheni nga metodat e malit dhe dhunës që është një shkelje e të gjitha parimeve të civilizimit”, tha Gjuriq.

Në anën tjetër Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se ka ndaluar mjekët serbë për shkak se ata nuk kishin leje për të hyrë në Kosovë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat