Gjuriq merret edhe me Budestagun: Kosova nuk është koloni por pjesë e Serbisë - edhe ne do debatojmë për ndonjërën nga krahinat gjermane

Lajme

Gjuriq merret edhe me Budestagun: Kosova nuk është koloni por pjesë e Serbisë - edhe ne do debatojmë për ndonjërën nga krahinat gjermane

Nga: F.B Më: 15 maj 2020 Në ora: 06:41
Marko Gjuriq

Kosova nuk ka qenë koloni e askuj si është vlerësuar në diskutimin në Bundestagun gjerman por është pjesë e patjetërsuar e territorit të Serbisë ka thënë Marko Gjuriq , shkruan “Blic” transmeton “Bota Sot”.

"Falënderojmë deputetët e Bundestagut në interesimin e shprehur për gjendjen  në krahinën tonë dhe nuk përjashtohet mundësia që në një moment Kuvendi i Serbisë të hap debat për Shlezvig-Holshtajn apo ndonjë krahinl tjetër gjermane” ka thënë ai në një kumtesë.

Ai shtoi se në tërësi pranojmë qëndrimin e zyrtarëve gjerman se nuk duhet të shqyrtohet shkëmbimi i territorit sepse Kosova sipas rezolutës 1244 dhe Kushtetutës së Serbisë është pjesë integrale e shtetit serb dhe se biseda për zgjidhjen e problemit në krahinën tonë mund të bëhen vetëm duke respektuar këto fakte.

Në mbledhjen e rregullt të Kuvendit gjerman në të cilën u shqyrtuar vazhdimi i misionit të KFOR-it në Kosovë, kur përfaqësuesi i Alternativës për Gjermani Anton Frizen theksoi se shkaku i intervenimit në Kosovë ishte nisur me gënjeshtra për llogore të koncentruar serbe dhe shqiptarët e rraskapitur, gjë që nuk ka ndodhur shkruan gazeta.

Gazeta citon këtë deputet që ka thënë se Berlin në vend të lëshimit në gënjeshtra, "duhet të punoj në shkëmbimin e territorit mes Kosovës dhe Serbisë ku veriu do ishte i mbrojtur brenda shtetit serb, ndërsa hapësirat jo stabile në jug të Serbisë do stabilizohen me integrimin në Kosovë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat