A hoqi dorë Vuçiq nga Kosova, qytetarët e pyesin: A nuk është Kosova Serbi?

Lajme

A hoqi dorë Vuçiq nga Kosova, qytetarët e pyesin: A nuk është Kosova Serbi?

Nga: F. B. Më: 15 maj 2020 Në ora: 14:45
Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka theksuar se nuk i intereson nëse e kritikojnë apo lavdërojnë për shkak të raporteve të mira me Hungarinë duke nënvizuar se detyra e tij është të punojë për interes të Serbisë shkruan “Pravda” që shtron pyetjen: A hoqi dorë Vuçiq nga Kosova duke i quajtur hungarezët bashkësia më e madhe kombëtare në Serbi, ndërkohë që në rrjetet social qytetarët e pyesin: A nuk janë shqiptarët e Kosovës, a nuk është Kosova Serbi?, transmeton “Bota Sot”.

"Nëse doni persona të bindur që shërbejnë interesat e tjerëve, zgjidhni at në zgjedhjet  brenda një muaji, derisa unë jam president Serbia do të respektohet dhe do udhëhiqet në interes të qytetarëve", tha Vuçiq.

"Dua të pyes qytetarët a kemi pasur ndonjë të keqe nga Hungaria dhe hungarezët, a i ka mbrojtur dikush më shumë serbët e Kosovës në regjion më shumë Hungaria, a ka ndonjë vend që ka investuar me shumë në vitet e shkuara” ka pyetur Vuçiq në konferencën me gazetarë me kryeministrin hungarez Viktor Orban.

Ai lavdëroi Orbanin për përkushtimin dhe angazhimin për të përmirësuar raportet historike mes serbëve dhe hungarezëve dhe kjo ka krijuar paqe edhe raporte të afërta mes dy popujve.

Vuçiq përmendi fjalimin e Orban në samitin e Zagrebit, kur tri herë tha se Serbia i duhet më shumë BE-së se anasjelltas dhe këtë e dëgjuan edhe “mergel edhe Makron edhe tjerët”.

"Mos të themi për çfarë gjëra na kanë sulmuar dhe sa çuditshëm kemi shikuar çka po ndodhë...” tha ai duke shtuar se “E di kush ndihmon edhe kush pengon , por nuk dua të flas tani”.

"Hungarezët janë bashkësia më e madhe kombëtare në Serbi, ai ka uruar gjithë të mirat, e çfarë të them unë, nuk bëjë çfarë më thonë. Mundeni të më mundni në zgjedhje dhe gjeni kush iu hyn në hatër gazetave botërore” tha Vuçiq.

Vuçiq tha se është i lumtur që asnjëherë nuk ka pasur më pak incidente në Vojvodinë, ndërkohë që falënderoi Orbanin për mbështetje me aparate në luftën kundër virusit.

Por deklarata e tij se hungarezët janë bashkësia më e madhe në Serbi dhe jo shqiptarët ka nxitur sipas gazetës hidhërim edhe komente të panumërta  në rrjetet sociale me pyetjen nëse ai hoqi dorë nga Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat