Gjuriq: Prishtina po tregon shenja të nervozës nga vazhdimi i mundshëm i dialogut

Lajme

Gjuriq: Prishtina po tregon shenja të nervozës nga vazhdimi i mundshëm i dialogut

Nga: F.B Më: 19 maj 2020 Në ora: 11:58
Marko Gjuriq

Pushteti në Prishtinë po tregon shenja nervoze nga vazhdimi i mundshëm i dialogut mes Prishtinës edhe Beogradit dhe me vendosjen e taksave të reja dhe hapat tenton “të pamundësoj debatin dhe diskutimin konstruktiv” ka thënë Marko Gjuriq i ashtuquajtur drejtor i zyrës për Kosovë, shkruan “Blic” transmeton “Bota Sot”.

Ai nënvizoi se deklarata e Kurtit se “nuk do biseda për harta posaçërisht jo me presidentët” në përkthim thotë se me panik frikësohet nëse në anën tjetër ndodhet Vuçiq.

“Ai dëshiron të zgjedh kush do prezantojë palën serbe, kjo tregon nervozen për vazhdimin e dialogut, që kjo mos të ndodhë qeveria vendos taksa shtesë duke shpik metoda për të pamundësuar debatin konstruktiv” tha Gjuriq.

Ata vetëm në mënyrë deklarative duan vazhdimin e dialogut por paraprakisht thënë se nuk do ketë lëshime dhe presin që Serbia të njoh pavarësinë e Kosovës dhe ata do të njohin Serbinë.

“Sikur ne të mos jemi shtet dhe presim nga Kurti, Veseli dhe Thaçi. Nuk duan dialog për harta dhe në tavolinë të ulet Vuçiq. Me gjasë do donin që të kenë ata që mendojnë njëjtë në Beograd si ata” tha ai për TV Pink.

Gjykata Kushtetuese këtë javë mund të sjell vendimin në dobi të Thaçit dhe prishtina të ketë qeveri të re, kjo sipas tij është lojë politike që të shtyhet formimi i qeverisë ku Kurti nuk do ketë rolin kyç.

“Ndoshta ka frikë nga trazirat, situata është e rrezikshme dhe serbët duhet të kenë kujdes mos të bëhen pjesë e konfliktit me asnjërën palë” tha Gjuriq.

Ai shprehet se disa shtet anëtare të BE-së hapur fIasin çka nuk duan dhe askush nuk thotë çka duan. “E dimë çka duan, të detyrojnë Serbinë që të pranojë Kosovën dhe atë në kufijtë e vizatuar në vitin 2008. Shohim cinizëm brutal se nuk duan ndryshim kufijsh, duke menduar në kufijtë e vizatuar në vitin 2008” thotë ai.

“Duan të detyrojnë Serbin për njohje” si bëri Pendarovski tha si e shtoi se” do që me deklarata të ju hyj në hatër shqiptarëve dhe Berlinit, sepse me ndihmën e shqiptarëve u bë president” nënvizoi ai.

Ai u shpreh se furnizimi në mjediset serbe është i mirë, pasi ngulisë për furnizime nga shqiptarët në fillim të pandemisë. “Ata kanë thënë se do vdisnin më parë se të testohen me testet serbe. Njerëzit konstruktiv në atë situatë u frikësuan të pranojnë ndihmën” shtoi ai duke thënë se pas kësaj iu pamundësua hyrja e mjekëve serb në Kosovë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat