Xhevdet Mazrekaj e demanton Milaim Zekën, publikon foto të vitit 1978

Lajme

Xhevdet Mazrekaj e demanton Milaim Zekën, publikon foto të vitit 1978

Nga: D.RR Më: 19 maj 2020 Në ora: 16:00
Xhevdet Mazrekaj

Botuesi i gazetës kombëtare “Bota sot”, Xhevdet Mazrekaj, i është kundërpërgjigjur gazetarit dhe ish deputetit Milaim Zeka, pasi ky i fundit mbrëmë në emisionin “DPT te Fidani” e akuzoi Mazrekajn se ka punuar për UDB-në serbe në vitin 1977.

Deklaratën e Zekës, Mazrekaj e quan shpifje të pabazë dhe shumë qesharake, teksa ia ka demantuar deklaratën duke e publikuar një foto të vitit 1978, nga koha kur Mazrekaj ishte nxënës i Shkollës së Mesme Ekonomike në Pejë.

Image
Xhevdet Mazrekaj në shkollën e mesme ekonomike në Pejë, viti 1978.

Mazrekaj ka paralajmëruar se shumë shpejtë do të dal një shkrim për t`iu njoftuar më në detaje se kush ishte familja Mazrekaj.

Postimi i tij i plotë në Facebook.

Foto nga viti 1978, nga koha kur isha nxënës i Shkollës së Mesme Ekonomike në Pejë.
Mbrëmë, Milaimi në “DPT te Fidani” paska thënë se unë kam punuar në UDB në vitin 1977.
Merreni me mend miq, sipas Milaim Zekës në vitin 1977 paskam punuar në UDB, si 17 vjeçar.
Një shpifje e pabazë, por edhe shumë qesharake..
Por, ç`ti bëjmë, kjo është fytyra e tij!
PS: Shumë shpejt do të dal një shkrim për t`iu njoftuar më në detaje, juve që nuk e dini se kush ishte familja Mazrekaj...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat