Shërbimi Korrektues i kthehet normalitetit, i thërrasin punëtorët për orar të rregullt pune

Lajme

Shërbimi Korrektues i kthehet normalitetit, i thërrasin punëtorët për orar të rregullt pune

Më: 20 maj 2020 Në ora: 22:56
Foto Ilustrim

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se nga data 26 maj të gjithë punonjësit e SHKK-së do të kthehen në punë.

Në njoftim thuhet se bazuar në Planin Operativ, me vendim të Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi, i gjithë personeli i Shërbimit Korrektues të Kosovës, nga dita e martë, 26 maj 2020, do të fillojë punën në orarin e rregullt.

Gjatë paraqitjes në punë, stafi uniformuar dhe ai civil njoftohet se është i obliguar ti zbatoj rregullat në fuqi për mbrojte nga Covid 19.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës ka marr vendimin në bashkëpunim me Departamentin e Shëndetësor të Burgjeve.
Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin publik rreth hapave në vazhdim”, përfundon njoftimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat