Ish-agjenti i SHIK-ut: Kjo është ushtria që Thaçi do ta shpikë nesër...

Lajme

Ish-agjenti i SHIK-ut: Kjo është ushtria që Thaçi do ta shpikë nesër...

Nga: N.Sh Më: 22 maj 2020 Në ora: 09:39
Naim Miftari dhe Hashim Thaçi

Ish-eprori i lartë i UÇK-së, Policisë dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari ka reaguar pas kërcënimit që i është bërë kryeministrit në detyrë Albin Kurtit nga “Garda Vullnetare Shqiptare”.

“Garda Vullnetare Shqiptare” doli në skenë këto ditë kur edhe publikoi një letër kërcënuese ndaj Albin Kurtit.

Për këtë ka reaguar ish-agjenti i SHIK-ut, i cili thotë se është shpikje e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.

Miftari përmes një postimi në Facebook, shkruan se pas Sigurimit të Atdheut – SIA, pastaj AKSH-së, Syrit të Popullit dhe tani Gardës Vullnetare Shqiptare e që Miftari e quan SHIK, çka pritet të shpikët nga presidenti Hashim Thaçi.

“Pas Sigurimit të atdheut SIA qe e banë bashkë me disa te Ldk, pastaj shpiken AKSH, pastaj shpiken Syrin e Popullit tani shpikun edhe Garda Vullnetare Shqiptare (SHIK-u), e cila po kërcënon me vrasje shqiptarët kërcënonin gjithë ata që nuk mendojnë dhe veprojnë Serbisht .!

Bahet pyetje çka dot shpik Thaçi me dosta nesër ndoshta ndonjë ushtri të Xharrahav.!”, shkruan Miftari në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat